Ballina Lajme Maqedoni Borxhi nga Hungaria, Filipçe: Të tërhiqet huamarrja korruptive

Borxhi nga Hungaria, Filipçe: Të tërhiqet huamarrja korruptive

Grupi Parlamentar i LSDM-së kërkon tërheqjen e Ligjit për “huamarrje” prej 500 milionë eurove nga Hungaria. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se për partinë e tij është e papranueshme dhe e papërgjegjshme që ky ligj të miratohet me procedurë të shkurtër. Ligji është korruptiv dhe pos tjerash e dërgon shtetin edhe në peng politik hungarez, thotë Filipçe, dhe po ashtu e quan jashtë institucional, sepse Marrëveshja për hua është bërë në kohën kur VMRO-ja ka qenë në opozitë. LSDM-ja, e cila udhëheq me komisionin për financa dhe buxhet, nuk do ta vë këtë propozim-ligj në debat, derisa nuk vihet në procedurë të rregullt.

Marketing

“Propozim-ligji, i cili hyri në procedurë parlamentare me procedurë të shkurtuar dhe me të cilën Qeveria e VMRO-DPMNE-së do t’i fus qytetarët në borxh prej 500 milionë euro tek banka hungareze eksport-import është vendimi i paprecedent, në kushte kur shteti për herë të parë merr borxh direkt prej një shteti tjetër, kur nuk ekzistojnë kritere dhe mekanizma të qarta për shpërndarjen e parave, kur nuk ekziston sistem i qartë i vërtetuar për kontrollimin e shpenzimit të parave, kur nuk ka rregulla të qarta garantuese të ligjit, kur ka pika ku fshihen shpenzime të fshehta dhe pa qartësi të mjaftueshme.”, – deklaroi kryetari i LSDM-së, Venço Filipçe.

Marketing
Exit mobile version