Ballina Aktuale Durmishi: 100 produkte në shportën konsumatore do të kenë çmime të kufizuara

Durmishi: 100 produkte në shportën konsumatore do të kenë çmime të kufizuara

Ministri i ekonomisë Besar Durmishi njoftoi se dtëve në vazhdim pritet që dijasteri që drejton ai  të marrë vendim dhe për vendosjen e marzhës së fitimit apo ngrirjes së çmimeve për 100 produkte ushqimore bazë.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe  Ministrinë e Financave ka krijuar grup pune ku do të parashihen 100 artikuj bazë ushqimor që do të vendoset ose marzhë prej 5 për qind 10 apo 15 apo një përcaktim për ngrirje të çmimeve. Varësisht prej punës së grupeve punuese do të marrim vendim.”– theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Në funksion do të vihet dhe ligji për praktika jokorrekte tregtare pas afatit të paraparë 6 mujor që kompanitë kanë pasur për harmonizim të çmimeve.
Marketing
Exit mobile version