Ballina Lajme Kosovë Imami shqiptar në Gjermani distancohet nga veprimet e kosovarit ekstremist: Ky person...

Imami shqiptar në Gjermani distancohet nga veprimet e kosovarit ekstremist: Ky person nuk ka qenë në mesin e xhamive tona

Është arrestuar predikuesi salafist, Abdul Alim Hamza, emri i vërtetë i të cilit është Leonis Hamza.

Shtetasi Kosovar, që njihej si predikues i rrezikshëm është arrestuar para dy dite gjatë një termini që kishte në Zyrën për të Huaj në Bon të Gjermanisë.

Marketing

Ai pritet që tanimë të dëbohet për në Kosovë.

Sipas raportimeve në lidhje me të thuhet se ishte i lidhur me skenën radikale “salafiste”. Hamza tërhoqi vëmendje sepse organizoi ngjarje me salefistë të njohur radikalë, përfshirë predikuesin e Bonit, Abu Dujana, në të ashtuquajturën “Shtëpi e Integrimit” në Bon të Duisdorfit.

Raportohet se ai ishte imam në një xhami në qytetin Bon, për të cilën autoritetet e sigurisë e kanë vlerësuar si “vendtakim selafist”.

Lidhur me rastin ka folur imami Bedri Syla.

Syla në emisionin Kosova Today u distancua nga të bëmat e kosovarit.

“Ky person nuk ka qenë në mesin e xhamive tona, nuk ka shërbyer në mesin e këtyre xhamive”, tha Syla.

RAJONI ARMATOSET NË ‘DHËMBË’ / Kur po vijnë JAVELIN-ët për Kosovën – Kosova Today (youtube.com)

Marketing
Exit mobile version