Boshkovska dhe Georgievska u zgjodhën Gjykatës në Supreme

Këshilli gjyqësor zgjodhi Anita Boshkovskën dhe Katerina Georgievskën për gjykatëse në Gjykatën Supreme. Në shpalljen për zgjedhjen e katër gjykatësve në Gjykatën Supreme dy nga sfera penale dhe dy nga sfera civile u paraqitën pesë kandidatë, por Këshilli gjyqësor nuk zgjodhi asnjë nga pesë kandidatët për gjykatës në sferën penale. Nga këshilli thonë se kriteret për zgjedhje ishin të rrepta në mënyrë që të përzgjidhen më të mirët.

Marketing

“Kjo është baza që të ngremë besimin në gjyqësi, respektivisht të kemi gjykatës cilësorë, të cilët me ndërgjegje dhe profesionalisht do të punojnë në instancat më të larta gjyqësore.”, – deklaroi anëtarja e Këshillit gjyqësor, Mirjana Radevska Stefkova.

Filterin nuk e kaloi Enver Bexheti, i cili ishte gjykatës në Gjykatën e Apelit për lëndën “Target-Fortesa” dhe për të cilin Këshilli gjyqësor konstatoi se me muaj i ka ruajtur dokumentacionet në sirtar. Daut Rustemi dhe Aleksandar Milloshevski u zgjodhën gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ndërsa gjykatësi Hasan Asani u rizgjedh për kryetar të Gjykatës Themelore në Tetovë. Gjatë seancës u shqyrtua edhe problemi me vendet e zbrazëta për gjykatës.

“Gjykata penale dhe civile arrin sukses që të merr vendime të drejta, por ka gjykata që nuk po arrijnë suksese. Ka gjykata në të cilat gjykatësit i kanë nga 1.200 lëndë dhe drejtësia e ngadalshme, kolegë, është padrejtësi. Nuk guxon që qytetari në Krushevë, Berovë ta ndjen këtë dhe të lutet për lëmoshë që të angazhohet dikush nga gjykatat më të mëdha.”, – theksoi kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva.

Akademinë e fundit për gjykatës dhe prokurorë e përfunduan tridhjetë kandidatë, të cilët në të ardhmen do të munden të konkurojnë në shpalljen që do të publikojë Këshilli gjyqësor që të zvogëlohet mungesa e gjykatësve në Shkup dhe qytetet tjera.