Boshkovski: Më arrestuan dy herë sepse televizionet nuk kishin regjistruar arrestimin tim të parë

Kafeneja afër gjykatës penale sërish i bëri bashkë kushërinjtë e akuzuar, ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish drejtorin e Drejtorisë së sigurisë dhe kundërzbulimit, Sasho Mijallkov.

Marketing

Prej aty të dytë shkuan në seanca të ndryshme gjyqësore ku janë të akuzuar për veprën “nxitje”. Gruevski me një pjesë të bashkëpartiakëve të tij mbrohen për rastin e shuplakave në komunën Qendër, ku ai akuzohet për nxitjen e dhunës, ndërsa Mijallkov në gjykatë është për rastin “Tortura” në të cilin akuzohet për nxitjen e dhunës.

Mbrojtja e Mijallkovit dhe gjashtë pjesëtarëve të Alfave të akuzuar për brutalitet gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit, sërish u thirr në amnistinë e presidentit Gjorgje Ivanov. Avokati Petre Vasilev tha se përveç njërit prej të akuzuarve, të gjithë të tjerët janë amnistuar nga presidenti Ivanov dhe pa nevojë po zhvillohet procedura.

Nëse gjykata vendos edhe më tej ta zhvillojë këtë proces, pohoj se rrezikojnë ta shkelin ligjin dhe kushtetutën dhe pohoj se në mënyrë të panevojshme dhe pa bazë do të dëmtojnë buxhetin me gjykimin e personave që janë të përjashtuar nga procedura penale – tha Petar Vasilevski, avokat i Sasho Mijallkovit.

Mijallkov dhe Alfat thanë se nuk janë fajtor. Ndërsa nga PSP-ja thonë se do të dëshmojnë se me 6 qershor të vitit 2011 ai i ka shtirë Alfat në mënyrë çnjerëzore dhe të dhunshme ta arrestojnë Lube Boshkovskin vetëm për shkak të përcaktimit të ndryshëm politik.

Për ta plotësuar dëshirën Mijallkovit, nga PSP thonë se policët kanë përdorur forcë të tepruar gjatë arrestimit të Boshkovskit, ia kanë ofruar pistoletën në fytyrë dhe ju kanë kërcënuar se nuk do shohë dritën e diellit. Për këtë Boshkovski do të kërkojë edhe kompensim, por nuk tregoi shumën.

Ajo është më pak e rëndësishme. Nuk jemi këtu për dëm material, por këtu jemi për dëmin që më është shkaktuar mua, familjes sime dhe partisë sime politike në këtë proces të montuar politiko-policor, për çka në fakt u prononcua e tërë bota demokratike. Ju ishit dëshmitarë çfarë dhune brutale ishte, madje dy herë, si në film, por asnjë kamerë e ndonjë televizioni nga Maqedonia nuk e ka regjistruar atë në arrestimin tim të parë – deklaroi Lube Boshkovski, i dëmtuar në rastin Tortura.

Disa metra nga objekti i Gjykatës së re, në objektin e vjetër të Gjykatës penale u dëgjuan dëshmitarët për rastin shuplaka në komunën qendër në të cilin akuzohen Nikolla Gruevski, Mile Janakievski dhe këshilltarja e atëhershme e VMRO-DPMNE-së në komunën Qendër, Daniella Rangellova.

Në seancë dëshmuan Sashka Gjosheva dhe Vesna Millosavljevska që në atë kohë ishin këshilltare të LSDM-së. Ata pohojnë se më 10 qershor ka pasur sulm të organizuar në komunën Qendër nga qytetarë dhe turmë e organizuar dhe manipuluar.

Marketing