Boshkovski: Me vete kam pasur një qese me para të cilat asnjëherë nuk i kam njehur

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdon gjykimi për rastin “Tortura” të Prokurorisë Speciale Publike. Në seancën e sotme është duke dhënë dëshmi vetë Lube Boshkovski për arrestimin e tij. Ai tha se me 6 qershor 2011 e ka ftuar personin të cilin e ka llogaritur si mik në restorantin “Vodenica”, dëshmitarin e mbrojtur në “fushatë”, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Me vete kam pasur një qese me para të cilat asnjëherë nuk i kam njehur dhe nuk i kam parë edhe pse ishin ekspozuar para meje. Vetëm sa isha duke shkuar drejt veturës, dikush më thiri, Ndal! Policia. Unë në isha në shok, e hodha qesen me para dhe qëndrova në vend”, dëshmoi Boshkovski. Ai tha se policët kanë vrapuar, e kanë dërguar në veturë.
“Filluan të më kontrollojnë. U mblodhën një grup më i madh i policëve. Filluan të më bërtasin: Shtrijeni përtokë mbeturinën! Shtrini të dy, tradhtarë”, tha Boshkovski i cili shtoi se ka pasur revanshizëm dhe urrejtje politike si dhe nuk janë kursyer fjalët vulgare.

“Njëri nga ata më ka shtrirë përtokë, e ktheu kokën ma tregoi pistoletën dhe më tha: Kjo është përshëndetje nga shefi”, tha Boshkovski duke shtuar se operacioni është bërë me urdhrin e Sasho Mijallkovit, ish drejtorit të DSK-së. Njërit nga “alfat” i është thënë që mos ta përmend emrin e Sasho-s por të thotë vetëm “shefi”.
“Sasho Mijallkov u ngrit në rangun e krijesës biblike”, tha Boshkovski në dëshminë e tij.
Boshkovski tha se edhe në veturën që e kanë dërguar në stacionin policor kanë vazhduar të flasin se operacioni është përshëndetje nga shefi dhe se e kanë kthyer në vendin ku e kanë arrestuar që ta incizojnë kamerat.

Rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.

Marketing