Këshilli Kombëtar Boshnjak i është drejtuar sot me kërkesë organeve shtetërore të Serbisë e të Malit të Zi për vendosje të statusit special për Sanxhakun, si model për zgjidhjen e çështjes boshnjake, bën të ditur agjensia FoNet.
Në letrën e dërguar theksohet se vendosja e statusit special për Sanxhakun, në bazë të iniciativave për zgjidhjen e statusit të boshnjakëve dhe statusin e rajonit të Sanxhakut, përbën mekanizëm të përhershëm e të qëndrueshëm që siguron të drejtën e boshnjakëve për ekzistencë politike dhe zhvillim të papenguar shoqëror dhe ekonomik, ndërsa u ofron shanse të barabarta të gjithë popujve që jetojnë aty. Këshilli Kombëtar Boshnjak bën thirrje për dialog dhe thekson domethënien dhe rëndësinë e pranimit të parevokueshëm të këtij propozimi përmes kësaj iniciative.