Boshnjakovski mban konferencën e fundit si zëdhënës i Qeverisë

Mile Boshnjakovski nga zëdhënës i Qeverisë do të kaloj në pozitën e Sekretarit gjeneral në kabinetin e presidentit të ri Stevo Pendarovski.

Marketing

Në pres- konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, ai njoftoi se kjo do të jetë paraqitja e fundit e tij si zëdhënës i Qeverisë dhe se ka qenë kënaqësi që ka qenë në këtë pozicion për 2 vite.

Më tej ai u shpreh se bashkëpunimi i tij do të vazhdoj me gazetarët, por nga pozicioni i ri në kabinetin e Presidentit të shtetit.

Marketing