Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski i është kundër përgjigjur zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili ka thënë se flamuri (shqiptar) mund të përdoret ku të duash dhe askush nuk mund të të bëjë asgjë
Boshnjakovski i cili thotë se në vend ka ligj për përdorimin e flamujve dhe nëse ai shkelet do të ketë dënime.
“Në Maqedoni ka ligj për përdorimin e flamujve. Aty ku lejohet lejohet. Kurse aty ku ligji e ndalon dhe shkelet do të ketë dënime. Sa i përket procesit gjyqësor ne nuk mund të komentojmë dhe të përzihemi”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.