Boshnjakovski: Nuk dihet kur amendamentet do të dorëzohen në Kuvend

Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski, sot në konferencë për shtyp tha se nuk ka datë të saktë kur amendamentet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se po punohet intensivisht për përgatitjen e amendamenteve që të shkurtohen afatet sa më shumë të jetë e mundur, por për momentin nuk ka datë të saktë kur mund të dërgohen në procedurë kuvendore.

Boshnjakovski tha se procesi do të jetë përfshirës dhe transparent.

“Për çdo draft ose propozim që do të dorëzohet në Kuvend, kontributin e tyre do ta japin deputetët, ndërsa opinioni do të jetë i informuar plotësisht”, tha ai.

Marketing