Nuk ekzistojnë konflikte apo përplasje në Qeveri siç shkruajnë mediat, deklaroi sot në pres konferencë zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si funksionon koalicioni qeveritar pas deklaratave të ndryshme të kryeministrit dhe nënkryeministrit për Çështje Evropiane lidhur me Ligjin për gjuhët.
“Në thelb nuk ekzistojnë disa konflikte apo përleshje siç shkruajnë mediat. Dje patëm seancë qeveritare në të cilën punët funksionojnë rregullisht dhe pa pengesa. Se si dikush i interpreton deklaratat, ajo megjithatë është në kuadër të lirisë së të shprehurit. Megjithatë, puna në Qeveri si institucion vazhdon pa pengesa dhe nuk kemi asnjë lloj problemi, theksoi Boshnjakovski në pres konferencën e përbashkët në Qeveri.