Bosnja e Hercegovina thotë se Kosova është treg shumë i rëndësishëm për ta

“Nëse situata e krijuar nuk zgjidhet shpejt, prodhuesit e qumështit Milkos nuk do ta planifikojnë Kosovën si treg për dërgimin e mallit në vitin 2019”, thotë drejtori i qumështores në Sarajevë, Adin Fakiq.

Marketing

Vendimi i Kosovës nuk do të prekë vetëm qumështoren Milkos, por edhe prodhues të tjerë në Bosnjë-Hercegovinë, në veçanti ata nga Federata boshnjako-kroate, të cilët eksportojnë më së shumti në Kosovë. “Ne jemi eksportuesit më të mëdhenj nga Bosnjë-Hercegovinë, në Kosovë dhe ky vendim do të na dëmtojë më së shumti”, thotë drejtori i Milkos.“Kur kemi parasysh përçarjet në B-H në raport me Kosovën, atëherë nuk mund të pritet ndonjë mbështetje aktive e shtetit për prodhuesit në këtë vend, ndonëse ministri i Tregtisë dhe Ekonomisë Mirko Sharoviq ka premtuar mbështetje.

Fati i mirë është që tani po afrohet fundi i vitit, por ne me siguri që do të jemi të kujdesshëm, pas vendimeve të fundit në Prishtinë”, pohon Fekiq.Kosova treg i rëndësishëm për Bosnjë-Hercegovinën.

Drejtori i Milkos thotë se Kosova është një treg i rëndësishëm për qumështoret në Bosnjë-Hercegovinë.