17/09/2024
Ballina Sport Bota e futbollit në ankth, golashënuesi legjendar i Italisë shtrohet në spital

Bota e futbollit në ankth, golashënuesi legjendar i Italisë shtrohet në spital

Këto janë orë shqetësimi për golashënuesin më të mirë të Italisë në vitet ’90, Salvatore ‘Totò’ Schillaci. Familja e tij ka lajmëruar se ai është shtruar në spital.

Marketing

Fatmirësisht, sulmuesi legjendar i Italisë, Salvatore Schillaci, i njohur si Totò, është në gjendje të qëndrueshme në një spital në Palermo.

Familja e tij ka lëshuar një deklaratë të shkurtër mbrëmjen e së dielës përmes profilit të tij zyrtar në Instagram, duke sqaruar se 59-vjeçari ndodhet në gjendje stabile.

Ish-futbollisti i Juventusit, Interit dhe Kombëtares Italiane u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në janar 2022 dhe i ishte nënshtruar dy herë operacionit. 

Marketing