Bota nën ethet e lisë së majmunëve, rritje e rasteve në vende të ndryshme të botës

Që nga 8 qershori, 704 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në 18 vende në Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA), ndërsa 1,177 raste janë raportuar në mbarë botën, tha Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (ECDC).

Marketing

Numri më i madh i të infektuarve, 198, u regjistrua në Spanjë, 191 raste u regjistruan në Portugali, ndërsa 113 raste të infeksionit nga lija e majmunëve u regjistruan në Gjermani gjatë kësaj periudhe.

Numrat dyshifrorë të të infektuarve u regjistruan në Francë (66), Holandë (54), Itali (29) dhe Belgjikë (17).

Gjashtë raste të infeksionit janë raportuar në Slloveni dhe nga një në Austri dhe Hungari. Asnjë vdekje nuk është raportuar deri më tani, tha ECDC në një deklaratë.

Kuadri klinik në përgjithësi përshkruhet si i lehtë, në shumicën e rasteve me lezione në organet gjenitale ose në zonën perigjenitale, duke sugjeruar se transmetimi ka ndodhur ndoshta nëpërmjet kontaktit të ngushtë fizik gjatë aktivitetit seksual.

Sipas të dhënave globale, 473 raste të infeksionit nga lija e majmunit janë konfirmuar jashtë BE-së dhe EEA-së deri më 8 qershor.

Rastet janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar (321), Kanada (81), Shtetet e Bashkuara (35), Emiratet e Bashkuara Arabe (13), Zvicër (10), Australi (6), Izrael (3), Argjentinë (2) dhe nga një në Meksikë dhe Marok.