Bota reagon për vdekjen e Kobe Bryant

Basketbollisti Kobe Bryant vdiq në një përplasje me helikopter në Calabasas, në Kalifornia të SHBA-ve.
Pesë persona kanë ndërruar jetë që po udhëtonin me Bryant, në mesin e të cilëve ishte edhe vajza 13 vjeçare e tij, Gianna Maria Onore.

Marketing

Pas këtij lajmi të kobshëm, yje nga të gjitha sferat dhe figura publike po shprehin dhembshurinë dhe keqardhjen për ndarjen nga jeta të “Black Mamba”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lajmin për ndarjen nga jeta të Kobe Bryant dhe pasagjerëve të tjerë e quajti “të tmerrshëm”.

Fituesi i tetëfishtë i medaljes së artë Usain Bolt, ka kujtuar Bryant në rrjetet sociale duke publikuar një foto me të në lojërat në Londër të vitit 2012.

Legjenda e NFL, Tom Brady, ka shkruar “veçse na mungon Kobe”.
Joel Embiid, një basketbollist profesionist kamerunas që luan për Filadelfia 76ers, tha se kishte nisur të merrej me basketboll për shkak të Kobe Bryant.
Kampioni i gjashtëfishtë i NBA, Scottie Pippen, gjithashtu i kushtoi një shkrim Bryant.

“Jam i tronditur. Fjalët nuk mund as afërsisht ta përshkruajnë. Vetëm një ditë tepër e trishtuar dhe tragjike” ka shkruar ai.

Ish-basketbolli Tony Parker, e ka kujtuar Bryant përmes Twitter, ku tha se ishte zemërthyer për lajmin për vdekjen e legjendës dhe mikut të tij.

Futbollisti i Manchester City, Raheem Sterling, e ka kujtuar basketbollistin duke shkruar “Pusho i qetë Legjendë”.
Ndërsa Ceremonia e Çmimeve Grammy, e cila po zhvillohet aktualisht në Los Angeles, ka nisur me një minut heshtje për vdekjen e Bryant.