Botërori i Hendbollit, Maqedonia barazon me Austrinë

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka barazuar 29:29 me Austrinë, në ndeshjen e vlefshme të fazës së dytë të Kampionatit Botëror të Hendbollit, raporton SHENJA.

Marketing

Në “Arenën Varazhdin” të dyja përfaqësueset dhuruan lojë kualitative në parket edhe përkundër faktit që nuk kishte shumë tifozë në sallë.

Edhe pse në disa raste Maqedonia kishte avantazh, megjithatë pjesa e parë u mbyll në favor të Austrisë me shifrat 14:13.

Pjesa e dytë rezultoi të jetë edhe më interesante, ku herë udhëhiqtë njëra e herë tjetra skuadër, teksa në fund takimi përfundoi me barazim 29:29.

Hendbollisti me efikas në radhët e Maqedonisë ishte Marko Mitev me 6 gola të shënuar.