Dr. Konrad Clewing, ekspert për Ballkanin në Institutin Leibniz për
Studime të Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, ka shkruar
një recension për një libër të veçant “Rrugëtimi- Patešestvie
-Journey” të auorëve Skender Asani dhe Albert Ramaj, botuar nga
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërorore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
Me këtë kontribut që vjen nga një emër i shquar i botës gjermanofone,
botimet e ITSHKSH marrin një peshë të posaçme, jo vetëm për shkak të
vëmedjes ndërkombëtare, por edhe për shkak të problematikave që
shtjellojnë ato, siç është edhe libri “Rrugëtimi- Patešestvie -Journey”.
Dr. Konrad Clewing, autor dhe ligjërues i njohur në fushën e
integrimit europian dhe zhvillimeve në Ballkan, kohët e fundit është
mjaft aktiv me analizat e tij mbi ecurinë e situatës së tensionuar në
Kosovë.
Ndërkaq recensioni i tij për librin “Rrugëtimi- Patešestvie -Journey”
dëshmon për përkushtimin e Dr. Konrad Clewing ndaj temave e problemeve
mbi shqiptarët, me theks të posaçëm në ndriçimin e disa aspekteve më
pak të njohura nga bota shqiptare, të cilat tani dalin në pah edhe në
recensionin e tij.
Per te interesuarit recensioni i publikuara nga
albanisches-institut.ch gjenden ketu:
https://albanisches-institut.ch/wp-content/uploads/2023/01/SOF-80-Rezension-Clewing-Rrugetimi-Josef-Jakoel.pdf?fbclid=IwAR2AfOObjx52y2kynfuXSG396JhwRFOF–u7WcRZ0a1hKF2Lx5JMdAJBnJ4