Manchester United ka pësuar humbje me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Borunemouth në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit anglez.
Mysafirët golin e parë e shënuan në minutën e 29-të përmes Dean Huijsen i cili u shkëput mirë në ajër për të shënuar me kokë për 1-0.
Vendasit iu afruan seriozisht golit në minutën e 42-të por gjuajtjen e Bruno Fernandes e priti për mrekulli Kepa Arrizabalaga.
Në pjesën e dytë Bournemouth ja doli të shënojë edhe dy gola të jerë për të kompletuar kështu një fitore të madhe në udhëtim.
Fillimisht për 2-0 u përkujdes Justin Kluivert i cili në minutën e 61-të u tregua i saktë duke shënuar nga pika e penalltisë.
Vetëm pak minuta më vonë Bournemouth gjeti edhe golin e tretë që ‘fundosi’ përfundimisht Unitedin përmes Antoione Semenyos që shënoi për 3-0.
Pas kësaj humbje, Manchester United renditet në pozitën e 13-të me 22 pikë të grumbulluara, 12 pikë larg zonës së top katërshes.