Bozhidar Dimitrov: Emri i vërtetë i Maqedonisë duhet të jetë “Bullgaria Jugperëndimore”

Një propozim për emrin ka ardhur nga Sofja dhe ai është bërë nga historiani Bozhidar Dimitrov që është drejtor i Muzeut Nacional Historik të Bullgarisë. “Nëse duam të flasim hapur, emri i vërtetë i Maqedonisë duhet të jetë Bullgaria Jugperëndimore”, ka theksuar Dimitrov për novini.bg, transmeton Zhurnal.

Marketing

“Propozoj që ti ndihmojmë maqedonasve të gjejnë emrin, për shkak se ka pak gjasa për marrëveshje. Greqia është shumë e bindur se çdo emër i përbërë që do të përmbajë fjalën Maqedoni, nuk do të kalojë. Emri duhet të jetë patjetër ndryshe. Propozojë referencë historike për emrat që ka bartur ky territor gjatë historisë. Ajo në një pjesë njihej si Peoni, pastaj Iliri, ku kanë jetuar populli antik ilir, pas krijimit të shtetit bullgar në vendet e territorit të tanishëm në Maqedoni në vitin 681, njihej si Bullgari apo Bullgari e Danubit”, ka theksuar Dimitrov.

Marketing