Bozhinovski: Qeveria të jap llogari se si u harxhuan 147 mijë euro për një aheng për Ciprasin në Shkup

Gazetari Zoran Bozhinovski ka kërkuar llogari dhe transparencë nga Qeveria që të tregojë se sa i ka kushtuar ahengu i organizuar në një restorant të njohur të Shkupit për kryeministrin grek Aleksis Cipras.

Marketing

Ky aheng sipas tij është paguar nga buxheti i shtetit dhe paratë e popullit me një çmim prej 147 mijë eurove. Bozhinovski ka thënë se ministri për transperencë në Qeveri, Robert Popovski duhet të tregojë se sa para saktësisht janë harxhuar në këtë restorant për ahengje, ushqime, pije, etj, që kur është në pushtet garnitura e Zoran Zaevit. (INA)