BPM: Rritja ekonomike prej 3.5 për qind këtë vit është nxitur nga eksporti dhe investimet

Rritje ekonomike prej 3.5 për qind këtë vit, parashikon Banka popullore në parashikimet më të fundit makroekonomike. Për vitin e ardhshëm parashikohet rritje prej 3.8 për qind, ndërsa për vitin 2021 rritje prej 4 për qind. Ndikimin më të madh në rritjen e ekonomisë do të kenë ambienti i favorshëm vendas, eksporti, rritja e investimeve dhe konsumi personal, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Lidhur me burimet e rritjes, impuls pozitiv pritet nga kërkesa e brendshme, me rritje të mëtejshme të konsumit personal dhe forcimin e aktivitetit investues, ndërsa kontribut pozitiv pritet nga rritja e mëtejshme e aktivitetit në sektorin e eksportit”, tha guvernatorja e Bankës Popullore, Aneta Angellovska-Bezhoska.

Banka Popullore bëri edhe një rishikim të inflacionit, i cili do të jetë në 1.5 përqind krahasuar me dy përqind të parashikuara në analizën e tetorit.

Lidhur me mjedisin e jashtëm, gjegjësisht ekonomia e BE-së ku vendi eksporton më së shumti, parashikimet janë se këtë vit eksporti do të ngadalësohet, por pa gjasa për recesion. Ngadalësimi i ekonomisë gjermane në tremujorin e parë të vitit nuk ndikon dukshëm në eksportet, pasi ata mbeten në 16 për qind sikurse vitin e kaluar.

Ndikim pozitiv në ekonominë e Maqedonisë do të kenë integrimet në NATO dhe BE, por ato efekte nuk janë të përfshirë në këto parashikime.

Për borxhin publik të shtetit, i cili është 46 për qind, guvernatorja Angellovska Bezhoska tha se nuk është alarmant, por se është mirë që shteti të mbahet në zonën e sigurt. Sipas saj i rëndësishëm është konsolidimi gradual fiskal që është parashikuar me Strategjinë fiskale të Ministrisë së financave.

“Borxhi publik i përfshin projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat në afat të gjatë do të sjellin përparësi. Niveli i kapitalit është i vogël dhe nevojitet investim në projekte kapitale”, shtoi Angellovska Bezoska.

Në pyetjen lidhur me përdorimin e parave të reja me emrin e ri, Angellovska Bezhoska tha se ato do të fillojnë të përdoren në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të zëvendësojnë të vjetrat varësisht nga kërkesa në treg do të jetë edhe lëshimi i parave të reja në qarkullim.

Marketing