Brad Pitt tregoi pamjen e tij të mirë në ballinën e magazinës australiane për burra ‘GQ Australia’, për të cilën foli edhe për jetën e tij personale dhe karrierën.
Pitt e vërtetoi se është bërë më tërheqës në moshën 55 vjeçare kur ai pozoi për këtë magazinë.
Ai tregoi edhe dallimin se si është të aktrosh si një djalë i ri dhe si është si një burrë i moshuar.
Në fotografinë e ballinës, Brad është duke pozuar me një xhaketë ngjyrë kafeje mbi një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. Ai është duke buzëqeshur dhe duke i shfaqur sytë e tij tërheqës blu.
Intervista e tij për revistën ishte po aq tërheqëse sa fotografitë. Pjesa më surprizuese ishte kur Brad tregoi për mënyrën se si po përparon në botën e aktrimit.
“Unë jam prapa kamerës dhe e shijoj shumë. Por jam duke bërë çdo herë pak e më pak”, pranoi ai.