Braktisja e serialit i kushton shtrenjtë aktores turke

Një gjykatë turke ka dënuar me 112 mijë lira (rreth 20 mijë dollarë) gjobë aktoren turke, Deniz Baysal, pas padisë së kompanisë së produksionit “Sonart Medya Yayıncılık A.Ş”.
Kompania kërkoi gjobitjen me 260 mijë lira të aktores pasi sipas tyre, ajo ka braktisur xhirimet e serialit “Sevda Kuşun Kanadında” që transmetohej në TRT1 për të nisur xhirimet e serialit “Ruzgarın Kalbi”.

Marketing

Ndërsa vetë aktorja 27-vjeçare tha se e kishte ndërprerë kontratën si pasojë e kushteve të vështira në punë dhe vonesës së pagesës dhe kërkoi rrëzimin e padisë gjyqësore.
Gjykata hodhi poshtë pretendimet e bukuroshes turke me argumentimin se “askush nuk është i/e detyruar të futet në marrëdhënie kontraktuale pa dëshirën e tij/saj”. Sipas trupës gjykuese është aktorja ajo që ka kryer shkelje të kontratës, e për këtë duhet të paguajë rreth 20 mijë dollarë gjobë.