“Branitellat”, Mitrevski kërkon seancë për Rregulloren

Nënkryetari i Kuvendit Jovan Mitrevski ka dorëzuar kërkesë deri te kreu i Kuvendit Afrim Gashi të angazhojë thirrjen e komisionit për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit për të diskutuar për zbatimin e nenit 126, paragrafi 3. Më këtë, opozita kërkon që të sqarohet nëse Gashi ka respektuar ose jo Rregulloren me atë që nuk thirr seancë të Komisionit për punë sociale, për ligjin për Branitellat, gjë që refuzon ta bëjë kryetarja e komisionit Ilire Dauti.

Marketing

“Meqë absolutisht aspak nuk pajtohem me sqarimin e kryetarit të Kuvendit për këtë nen të Rregullores, e dorëzova këtë kërkesë. Nëse mbi bazën e nenit të njëjtë, z.Afrim Gashi e cakton komisionin për financa dhe buxhet për huamarrjen nga Hungaria, që realisht është detyrim i tij, të njëjtën gjë mundet ta bëjë edhe me ligjin për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Prandaj, nëse janë të sigurt, nëse kryeparlamentari Afrim Gashi është i sigurt në sqarimin e tij kërkoj të thirret Komisioni për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit dhe aty t’i përplasim argumentet. Kjo është edhe një mundësi për deputetët e VMRO-DPMNE-së ta dëshmojnë se realisht angazhohen për zgjidhjen e këtij problemi dhe që angazhimi i tyre nuk është vetëm deklarativ”, deklaroi Jovan Mitrevski, nënkryetar i Kuvendit. /Alsat.mk