Brazili, stacioni i radhës në Formula 1

Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 19-të të sezonit që do të zhvillohet në Brazil, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Çmimi i Madh i Brazilit, do të zhvillohet me 71 xhiro në Pistën Jose Carlos Pace, e gjatë 4,3 kilometra, në qytetin Sao Paulo.

Xhirot për renditjen do të fillojnë sot në orën 20:00, ndërsa gara Sprint që do të zhvillohet për të tretën herë këtë sezonë do të mbahet nesër më 13 nëntor në orën 20:30. Gara do të zhvillohet të dielën më 14 nëntor në orën 18:00.

Para Çmimit të madh të Brazilit, Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 9 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 5, Sergio Perez nga Red Bull-Honda, Esteban Ocon nga Alpine, Daniel Ricciardo nga McLaren-Mercedes dhe Valtteri Bottas nga Mercedes nga një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Brazilit janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

Max Verstappen (Holandë): 312,5 pikë
Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 293,5
Valtteri Bottas (Finlandë): 185
Sergio Perez (Meksikë): 165
Lando Norris (Britani e Madhe): 150
Klasifikimi i ekipeve

Mercedes 478,5
Red Bull-Honda: 477,5
Ferrari: 268,5
McLaren-Mercedes: 255
Alpine-Renault: 106