Brazili tre dite zije për Pele!

Brazili shpalli tre ditë zie të enjten pas vdekjes së Pele. “Shpallet zi zyrtare në të gjithë vendin, një periudhë treditore në shenjë dhimbjeje për vdekjen e Edson Arantes do Nascimento, Pele, një ish-futbollist. Dekreti është nënshkruar nga presidenti në largim Jair Bolsonaro.

Marketing

Bolsonaro shkroi në “Twitter” se Pele “përmes futbollit, ngriti lart emrin e Brazilit në botë. Ai e ktheu futbollin në art dhe gëzim. Zoti ngushëlloftë familjen tuaj dhe ju mirëpret në mëshirën e tij të pafund”.

Presidenti i sapozgjedhur Luiz Inacio Lula da Silva e përshkroi veten si një nga brazilianët e privilegjuar që ishin në gjendje të përjetonin “show” e Pele.

“Kur merrte topin bënte gjithmonë diçka të veçantë, e cila shpesh përfundonte në gol”, ka shkruar Lula në “Twitter”. “Pak brazilianë e ngritën emrin e vendit tonë aq sa ai,” tha ai, duke vënë në dukje se si njerëzit në mbarë globin mësuan të thonin “fjalën magjike: “Pele”.

Homazhet për Pelen do të nisin të hënën pasi trupi i tij të largohet nga Sao Paulo.

Ceremonia pritet të fillojë në orën 10:00 me orën lokale dhe do të jetë e hapur për publikun deri në orën 10:00 të së martës, sipas portalit brazilian të lajmeve G1.

Një paradë do të zhvillohet nëpër rrugët e Santos ku Pele luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij përpara se të vendosej në Neë York.

Varrimi do të mbahet më 3 janar në Memorial Necropole Ecumenica.

Pele fitoi 10 tituj shteti dhe është në Librin e Rekordeve Guinness për 1,279 gola në 1,363 ndeshje.

Arritjet e “Mbretit të Futbollit” nuk kanë të krahasuar pasi Pele është i vetmi futbollist që ka ngritur Kupën e Botës tri herë në 1958, 1962 dhe 1970.