Brenda 6 muajve pritet të përfundojë kontesti mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Burime qeveritare nga kampi i LSDM-së njoftojnë se kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është afër përfundimit, përcjell TV21. Sipas të njëjtave burime i gjithë procesi pritet të përfundojë brenda 6 muajve, pas çka vendi pritet të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, kryeministri aktual Zoran Zaev para se të dorëzojë postin e kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevskit, në një deklaratë tha se në bisedimet me kryeministrin e ri të Bullgarisë është theksuar se brenda 6 muajve duhet të përmbyllet kontesti mes Shkupit dhe Sofjes.

“Atë çfarë kemi biseduar me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Kiril Petkov është se kjo duhet të zgjidhet jo më vonë se 6 muaj. Jemi pajtuar se duhet të formojmë edhe grupe punuese për energjetikë, infrastrukturë, ekonomi, kulturë, shëndetësi, dhe gjithçka çka është me rëndësi që të mund të krijojmë ambient, që të tejkalohen këto çështje”, deklaroi Zaev (15.12.2021).

Marketing