Këngëtarja Eni Koçi ka festuar ditëlindjen përmes një surprize të organizuar nga motra e saj këngëtarja Greta Koçi.
Ajo ka publikuar tufën me lule dhe buqetën me lule të dhuruar nga Greta. Gjithashtu ajo i ka bërë të motrës një dedikim mjaft prekës
“Ti je gjëja më e shtrenjtë, pasuria dhe dashuria ime më e madhe. Motra dhe zemra ime u bëfsh edhe 100,”-përfundon Greta në rrjete sociale. Ajo që ra në sy të paktën në postimet e dy këngëtareve ishte mungesa e këngëtarit Genc Prelvukaj, i cili thuhet të jetë i dashuri i Eni Koçit, por këtë lidhje asnjëri nga të dy ende nuk e ka konfirmuar ndonëse janë fotografuar shumë herë bashkë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/brenda-ditelindjes-se-eni-nuk-do-e-besoni-sa-vjec-mbushi-555480/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright