Ka nisur ndërtimi i rrugës nëntokësore në gjatësi prej tetëqind metrash që ka nisur nga qendra e qytetit e deri nën bulevardin jugor në Shkup.
Deri më tani në Shkup nuk është ndërtuar asnjë rrugë nëntokësore dhe kjo është e para e këtij lloji ndërsa ndërtimi do të zgjasë gjashtë vite dhe gjithë projekti do të kushtojë 250 milion euro, ka bërë të ditur kështu kreu i kryeqytetit Petre Shilegov.
Kompania ‘Limak’ në mas të vitit 2012 kishte vlerë vend tek hekurudha e vjetër që të ndërtojë kompleks nëntokësorë për rreth 300 mijë m2. Si pjesë e marrëveshjes ishin obliguar që të ndërtojnë rrugë nëntokësore para se të ndërtojnë kompleksin lartë.
Shilegov ka thënë se rruga nëntokësore deri më tani duhej të ishte ndërtuar dhe në funksion por dokumentacioni për ndërtim kishte lëvizur nga tavolina në tavolinë nëpër lavrintet administrative në komunë.
Shërbimet e qytetit kanë vendosur zona të ndryshme për lëvizje dhe gjithë kjo me qëllim të lehtësimit të lëvizjes nga qytetarët për të tejkaluar rregjimin e komunikacionit.
Deri më tani ka pasur disa tentativa për të ndërtuar lidhje e komunikacionit në pjesët lindore dhe perendimore të qytetit, bëhet fjalë për lidhje të cilat do të kishin tejkaluar një pjesë të madhe të komunikacionit në relacion nga Aerodrom dhe Kisela Vodë deri në Karposh dhe Gjorce Petrov.
Deri në fund të gjysmës së shtatorit duhet të bëhet publik tenderi për projektimin e tunelit nën kala ndërsa vitin tjetër fillojnë punët e ndërtimit.