Në një jave në Itali janë regjistruar 257 fëmijë të infektuar nga koronavirusi.
Numri i tyre sipas të dhënave zyrtare ka shkuar në 300 nga 43 që ishte një javë më parë.
Lajmin e konfirmoj dhe Presidenti i Organizatës Italiane Pediatrike Alberto Villani, i cili tha se “asnjë nga fëmijët e prekur nga koronavirus nuk është në gjendje kritike e nuk ka viktima fëmijë.
“E them këtë për të qetësuar prindërit e gjyshërit, që duhet ta dinë se nuk është problem pediatrik. Pediatri duhet informuar, e ai do vendos se ç’duhet bërë. Ajo që themi tani për tani, koronavirus nuk paraqet problem serioz tek shëndeti i fëmijëve.”
Gjatë ditës së sotme ka dalë nga spitali i San Giovanni i Bergamos e është shëruar vogëlushi i parë i infektuar nga koronavirus.
Ai kishte vetëm 22 ditë jetë kur doli pozitiv nga Covid -19 e pas shtrimit në spital më datë 3 mars sot vjen laj mi i mirë se është shëruar.
Sipas ekspertëve të Institutit Italian të Shëndetit Publik fëmijët reagojnë mjaft mirë kundër këtij virusi, por dhe kanë një aftësi infektuese më të lartë se personat e tjerë.
Gjithashtu një studim i kryer nga ekspertët kinezë në Wuhan, 15.8% i një kampioni fëmijësh të infektuar nga koronavirusi nuk shfaqin simptomat e COVID-19.
Në 48.5% të rasteve shfaqet simptoma e kollës, në 41,5% temperatura e lartë, në 46.2% dhimbje fyti e në 64% polmonit.
Temperatura ishte simptoma më e zakonshme tek fëmijët me koronavirus.