Chelsea ka pësuar humbje të thellë, në ndeshjen e xhiros së 30-të, në Premier Ligë nga Brentford.
Chelsea u mposht nga Brentford me rezultat të thellë 4:1 në ‘Stamford Bridge’.
Ekipi i Thomas Tuchel pësoi një humbje mjaft të thellë, kur tashmë vazhdon garën për vendin e tretë në tabelë të Premier Ligës.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, përkundër rasteve të krijuara.
Rudiger shënoi për Chelsea në minutën e 48`, për t`ia dhuruar epërsinë ’Londinezve’.
Por Brentford arriti të rikthehet me tre gola të shpejt, brenda 10 minutave.
Në minutën e 50` shënoi Janelt, për të barazuar rezultatin.
Golin e epërsisë Brentfordit, ia dhuroi Erikseni në minutën e 54`, ndërsa golin e tretë në këtë takim e shënoi Janelt.
Për golin e rezultatit final 1:4, u përkujdes Wissa në minutën e 87` të ndeshjes.
Pas kësaj disfate Chelsea vazhdon edhe më tej në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa Brentford ka 33 pikë në vendin e 14./