Ballina Aktuale Brentford shkruan historinë, fiton në ndeshjen debutuese në Premierligë ndaj Arsenalit

Brentford shkruan historinë, fiton në ndeshjen debutuese në Premierligë ndaj Arsenalit

Skuadra debutuese në Premierligë, Brentford ka bërë befasinë e madhe të javës në Premierligë.Brentford ka arritur të mposht Arsenalin me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.Skuadra vendase ishte më e mirë duke shfrytëzuar rastet e krijuara ndaj Gunners.
Fillimisht Mbeumo kërcënoi Arsenalin në minutën e 12’të pasi goditi shtyllën.

Marketing

Golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 22’të të takimit me anë të spanjollit, Canos.Goli i dytë u realizua në minutën e 73’të, pas një tollovie në zonën e skuadrës së Artetas kur pas rivënies me dorë më së miri u gjend Norgaard, i cili realizoi me kokë për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.

Me këtë rezultat u mbyllë takimi me Brentford e cila fitoi ndeshjen e parë në histori të Premierligës.

Exit mobile version