Brera: Nuk larguam askënd nga stadiumi, politika jashtë futbollit

Skuadra e Brera Strumicës ka reaguar në lidhje me incidentin në stadiumin “Blagoj Istatov” gjatë sfidës së javës së tretë të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kundër Shkëndijës.

Marketing

Skuadra nga Strumica kërkon që politika të heq dorë nga sporti dhe me këtë rast informon se “grupi i tifozëve të Shkëndijës, jo më shumë se 25, nuk janë larguar nga stadiumi, ose nga policia, e as nga Brera Strumica, si nikoqir i ndeshjes.        “Tifozët me vendimin e tyre, vet janë larguar nga stadiumi. Sigurojmë se Brera Strumicë është shembull për nikoqir të mire, për të gjithë ekipet dhe grupet e tifozëve, pa marë parasysh të etnitetit të tyre. Politika nuk ka vend në terrenet sportive, dhe ata që duan ndarje etnike, të qëndrojnë larg futbollit,” thuhet ndër tjera në kumtesën e skuadrës së Brera Strumicë.