



Pavarësisht temperaturave mbi 40 gradë gjatë ditës, në orët e pasdites vendi u përfshi nga moti i keq. Në disa pjesë pati reshje të shumta të shiut, bubullima dhe breshër. Më shumë reshje kishte në rajonin e Shkupit, ndërsa përveç shiut pati edhe erë të fuqishme.
Deri në orën 17 në Shkup ka pasur 4 litra shi për metër katror. Moti i paqëndrueshëm ishte edhe në rajonin e Strugës dhe Prilepit, ndërsa në qytetet e tjera kryesisht dominuan vranësirat./tvshenja