Brexit/ Johnson mund të largohet javën e ardhshme

Edhe pse kanë kaluar vite që nga referendumi i qytetarëve britanik për largimin nga Bashkimi Europian, procesi i Brexit ende nuk ka gjetur rrugën e duhur për t’u realizuar.

Marketing

Mos arritja e një marrëveshje me BE, duket se do të bëjë që javën e ardhshme kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson mund të detyrohet të largohet.

Ligjvënësit e opozitës duket se do të arrijnë të krijojnë një koalicion i cili do të kërkojnë zëvendësimin e Johnson si dhe të formojnë një qeveri të përkohshme. Këto lëvizje mund të bëhen për të siguruar një tjetër shtyrje nga Bashkimi Europian për Brexit.

Zyrtarë të Partisë Kombëtare Skoceze njoftuan se ekziston një mundësi reale që kundër Johnson dhe ekzekutivit të tij të mbahet një mocion votëbesimi javën e ardhshme. Në rast se mocioni aprovohet, ai mund të zëvendësohet nga lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn, që do të shërbente si kryeministër për një kohë të shkurtër.

Qeveria britanike është në kaos pasi ende nuk ka gjetur një marrëveshje me BE për Brexit, e cila do të bënte të mundur largimin e Britanisë nga blloku evropian, pa dëmtuar asnjë nga palët