“Bride to be” përfundon me fatalitet për 22 vjeçaren nga Kumanova, mbytet nga rryma elektrike

Një festë beqarie e vajzave, e njohur si “Bride to be” ka përfunduar me fatalitet për një 22 vjeçare nga Kumanova e cila po festonte me shoqet e saja në pishinën e një hoteli në qytetin e Shkupit.

Marketing

Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media.

“Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik në rrugen “Qurinçska”, konkretisht, Hotel Bushi, ka vdekur 22 vjecarja me iniciale L.S nga Kumanova”, thuhet në njoftim.

Vajza 22 vjeçare, sapo ka dalë nga pishina e ka marrë telefonin e saj i cili ka qenë në proces karikimi dhe nga rryma vajza është shtrirë ne tokë pa ndjenja, me ç’rast është ndërprerë dhe rryma e hotelit ku është zhvilluar festa.

Mjeket nga ndihma e shpejtë – Shkup konstatuan vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës është mbajtur për obduksion.

Marketing