Brigada 112: Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit duhet të vazhdojë

Ja reagimi i plotë i Brigadës 112
Iniciativa parlamentare për ndryshimin e Ligjit mbi funksionimin e institucioneve shtetërore si dhe shuarjen e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shndrimini e këtij institucioni në “Ministri” për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, ne luftëtarëve të UÇK-së, Brigada 112, na ka revoltuar jashtë mase.

Marketing

Kërkojmë që kjo ide të tërhiqet nga rendi i ditës ,të mos diskutohet aspak mbi këtë iniciativë, pasi që , institucion për të cilin kemi luftuar dhe i vetmi për implementimin dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, Marrëveshja e Ohrit, ende nuk është zbatuar në tërësi.

Në shumë institucione nuk është arritur niveli 20% i përfaqësimit të shqiptarëve, e madje ka institucione të cilat ende janë pa asnjë shqiptarë të punësuar si dhe statusi i ish ushtarëve të UÇK-së është në ngecje.