Brighton ka arritur të marrë pikë ndaj Liverpoolit.
3:3 përfundoi ndeshja e xhiros së shtatë në ‘Anfield’, kështu duke u thelluar edhe më tej gjendja e Liverpoolit.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, me anë të Trossard në minutën 4` të lojës.
Në të 18` i njëjti shënoi sërish, për të dyfishuar rezultatin.
Pas dy golave të Brighton, Liverpool u vërsulën drejt sulmit.
Po rridhte minuta e 33` kur Firmino arriti të ngushtojë epërsinë në 1:2.
Kështu pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Në 45 minutat e tjerë u realizuan edh tre gola të tjerë.
Firmino arriti të barazojë rezultatin, në minutën e 54`. Liverpooli mori epërsinë, pas autogolit të Webster.
Kur po mendohej se ‘Reds’ po shkojnë drejt fitores, ashtu nuk mendoi Trossard, pasi realizoi golin e barazimit.
Kështu me këtë barazim Liverpooli ka 10 pikë në vendin e nëntë, kurse Brighton ka 14 në pozitën 4