Skuadra e Brightonit u shfaq e pamëshirshme në fushën e Shieffield Utd, ku triumfoi me rezultatin e thellë 0-4. Ekipi i drejtuar nga italiani De Zerbi u shfaq dominant në “Bramall Lane” ku realizoi nga dy gola në çdo pjesë loje.
“Pulëbardhat”, në fakt, u ndihmuan shumë nga fakti që, që në minutën e nëntë, skuadra vendëse mbeti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit të Holgate me karton të kuq (13’).
Goli i parë erdhi në minutën e 20-të nga Buonanotte dhe vetëm katër minuta më vonë dyfishoi Welbeck.
Robinson e devijoi topin në portën e tij në të 75-tën, për të ardhur më pas te goli i Adingras për golin e 4-0.
Mirëpo miqtë nuk e kishin thënë ende fjalën e e fundit, pasi në të 86-tën shënoi golin e pestë i njëjti autor, Adingra. /Supersport.al