Shefat e restoranteve, kafeneve dhe klubeve të natës do të ndalohen të mbajnë bakshishet të lëna për stafin nga klientët në Britani.
Qeveria planifikon ta bëjë të paligjshme që firmat t’i ndalojnë bakshishet nga punëtorët, të cilët shpesh mbështeten tek ato për të shtuar të ardhurat e tyre.
Ministri i Tregjeve të Punës Paul Scully tha se planet “do të sigurojnë që bakshishet do t’u shkojnë atyre që punuan për të”.
Nëse një punëdhënës thyen rregullat e reja, ata mund të dërgohen në një gjykatë.
Në atë rast, shefat mund të detyrohen të kompensojnë punëtorët ose të përballen me gjoba, raporton BBC.
Në një deklaratë, Departamenti për Biznes tha se legjislacioni i ri do të ndihmonte rreth dy milionë njerëz që punojnë. Pritet të hyjë në fuqi brenda vitit të ardhshëm.
Në vitin 2015, restorantet u akuzuan për mbajtjen e bakshisheve. Edhe pse ata e mohuan, raportet nxitën një reagim të madh nga sindikatat dhe publiku.
Deputeti konservator Paul Scully tha të martën: “Fatkeqësisht, disa kompani zgjedhin të mbajnë para nga stafi punëtor të cilit i është dhënë bakshish nga klientët si shpërblim për shërbimin e mirë. Planet tona do ta bëjnë këtë të paligjshme dhe do të sigurojnë që bakshishet t’u shkojnë atyre që kanë punuar për të”.
Ai shtoi se ligji do të sigurojë gjithashtu klientët se paratë e tyre do të shkojnë tek “ata që e meritojnë”.