Britania drejt zgjedhjeve në rast se shtyhet Brexit-i

Kryeministri britanik do kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse Bashkimi Evropian propozon shtyrjen e Brexit deri në janar.
Marrëveshja e Boris Johnson u hodh poshtë nga deputetët të cilët vendosën të mos e miratonin në parlament. Tani liderët e BE-së do vendosin nëse do shtyjnë afatin e Brexit pas datës 31 tetor.

Marketing

Një letër që Johnson u detyrua me ligj t’ia dërgonte bllokut pasi nuk arriti të sigurojë mbështetjen për marrëveshjen e tij të shtunën, kërkon një zgjatje prej tre muajsh. Por një burim për BBC thotë se kryeministri nuk do pranojë një zgjatje kaq të gjatë të Brexit-it.

“Të shtunën parlamenti britanik kërkoi një vonesë deri në janar. Nëse Brukseli bie dakord, atëherë e vetmja mënyrë që vendi të ecë përpara është të shkojë në zgjedhje. Ky parlament ka rënë,” tha një burim pranë kryeministrisë.

Marketing