Britania e Madhe ashpërson masat/ Kush gënjen për Covid-in do dënohet me 10 vit burg

Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe njoftoi masa të reja të ashpra kundër koronavirusit, ndërsa paralajmëroi udhëtarët që futen nga “zonat e kuqe” si Afrika e Jugut, Brazili ose Dubai se do të trajtohen si kriminelë nëse mashtrojnë autoritetet kufitare lidhur me COVID.

Marketing

“Ata që neglizhojnë rregullat i vënë të gjithë në rrezik”

Matt Hancock tha se udhëtarët që mbërrijnë në Britaninë e Madhe dhe mashtrojnë duke thënë se nuk kanë ardhur nga një nga vendet që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, mund të burgosen deri në 10 vjet. Sipas tij, kjo masë vjen në në përpjekje për të vënë nën kontroll numrin e ri të të infektuarve me variantin e ri.

Këto masa do të hyjnë në fuqi këtë javë.