Britania e Madhe e mbështet integrimin euro-atlantik të Maqedonisë Veriore dhe shpreson se Këshilli Evropian në tetor do t’i japë vendit një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Kështu deklaroi ambasadorja britanike në Shkup Rachel Galloway në një intervistë për MIA.
Ajo gjithashtu flet për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe nevojën për reformë në drejtësi dhe miratimin e një ligji të ri për Prokurorin publike nga këndvështrimi i integrimit euro-atlantik.
Diplomatja britanike ka theksuar se shteti që përfaqëson ajo do të vazhdoj ta ndihmoj Maqedoninë me një numër të madhë projektesh në fushën e arsimit dhe kulturës.