Britania e Madhe e shqetësuar: TikTok po merr të dhënat personale dhe po cënon privatësinë e përdoruesve

Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar janë nxitur të fshijnë aplikacionin “TikTok” nga telefonat e tyre, për shkak të rreziqeve të mundshme.

Marketing

Deputetja konservatore dhe kryetarja e komitetit të punëve të jashtme Alicia Kearns, tha se platforma popullore e shkëmbimit të videove përfaqëson një rrezik serioz të të dhënave.

Ajo pretendon se platforma e mediave sociale i lë të dhënat e përdoruesve në rrezik ndaj kërcënimeve armiqësore, duke iu referuar specifikisht qeverisë kineze. Kompania që zotëron TikTok (ByteDance) është e bazuar në Pekin dhe ka mohuar me forcë që ndonjë të dhënë do t’i dorëzohej ndonjëherë qeverisë kineze.

“Nuk ia vlen ta kesh atë në telefonin tend. Është burimi përfundimtar i të dhënave për këdo që ka përpjekje armiqësore.”

TikTok ka më shumë se një miliard përdorues në mbarë botën dhe është padyshim jashtëzakonisht popullor, por ka shqetësime në rritje për të dhënat që mbledh nga pajisjet e atyre që përdorin platformën.

TikTok tashmë ka qenë subjekt i veprimeve ligjore në SHBA për shkak të shkeljeve të supozuara të privatësisë dhe ka pasur diskutime për ndalimin e plotë të aplikacionit. Aplikacioni argëtues ka një përdorim shumë të gjerë