Britania, Franca, Italia dhe Gjermania kritikojnë Izraelin: Sulmet ndaj paqeruajtësve shkelin ligjin ndërkombëtar

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se sulmet izraelite ndaj paqeruajtësve të OKB-së janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Marketing

Në një deklaratë të përbashkët, të katër vendet riafirmuan “rolin thelbësor stabilizues” të luajtur nga UNIFIL në Libanin jugor dhe thanë se sulmet duhet të ndalen menjëherë.

Misioni UNIFIL, i cili përfshin qindra ushtarë evropianë, është sulmuar nga ushtria izraelite ditët e fundit.

“Ne, ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar shprehim shqetësimin tonë të thellë pas sulmeve të fundit nga IDF në bazat e UNIFIL, të cilat kanë lënë të plagosur disa paqeruajtës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. Ne dënojmë të gjitha kërcënimet ndaj sigurinë e UNIFIL”, thuhet në deklaratë.

“Çdo sulm i qëllimshëm kundër UNIFIL shkon kundër ligjit ndërkombëtar humanitar dhe Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mbrojtja e paqeruajtësve është detyrë e të gjitha palëve në konflikt.”

Izraeli u bëri thirrje paqeruajtësve të largohen nga postet e tyre, ku ata janë vendosur për të ruajtur paqen që nga lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006, por ata refuzuan ta bëjnë këtë, duke përmendur Rezolutën 1701 të OKB-së dhe nevojat humanitare të civilëve në jug.

Komentet e vendeve evropiane vijnë sot pas një tjetër deklarate të përbashkët të premten nga Franca, Spanja dhe Italia, të cilat shprehën “zemërim” për sulmet, shkruan Sky News.

Marketing