18/11/2024
Ballina Lajme Botë Britania: Moska zgjeron sulmet ndaj objektivave civile në Ukrainë

Britania: Moska zgjeron sulmet ndaj objektivave civile në Ukrainë

Marketing

Autoritetet britanike thanë të dielën se Rusia i ka zgjeruar sulmet ndaj infrastrukturën civile ukrainase gjatë javës së kaluar, pas vështirësive me të cilat është hasur në frontin e betejë. Sipas ministrisë britanike të Mbrotjes gjasat janë që Moska ta zgjerojë më tej gamën e objektivave të saj.Ndërsa ukrainasit po kthehen në zonën verilindore të çliruar, pas një sulmi të rrufeshëm të Kievit në fillim të këtij muaji, ushtria ruse ka vazhduar sulmet nga ajri e toka në lindje të Ukrainës.

 

Të shtunën pesë civilë u vranë si pasojë e sulmeve ruse në rajonin lindor të Donetskut ndërsa në Nikopol, një qytet më në perëndim të vendit u goditën disa dhjetëra ndërtesa banimi, tubacione gazi e linja elektrike, njoftuan të dielën guvernatorët rajonalë.

 

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile, janë intensifikuar gjatë shtatë ditëve të fundit.

 

“Në një kohë kur Moska po përballet me probleme në vijën e frontit, ajo ka të ngjarë të zgjerojë zonat që është e gatshme të godasë, në një përpjekje për të minuar drejtpërdrejt moralin e popullit dhe qeverisë ukrainase”, thuhej në një raport të fundit të agjencive të zbulimit britanik.

 

Rusia thotë se trupat e saj kanë në shënjestër vetëm objektiva ushtarakë duke mohuar sulmet ndaj popullatës civile./voa