Britania shkon në zgjedhjet evropiane, edhe nëse miratohet marrëveshja për Brexit

Zgjedhjet europiane do të mbahen në Britaninë e Madhe më 23 maj, edhe nëse deputetët britanike do të miratojnë deri atëherë marrëveshjen e Brexit, deklaroi sot zëvendëskryeministri David Lidington.

Marketing

Parlamenti Europian, që do të dalë nga zgjedhjet e mbajtura nga 23 deri më 26 maj në të gjithë BE-në, pritet të nisë punën për herë të parë më 2 korrik.

Qeveria konservatore e May-t është angazhuar për më shumë se një muaj në diskutime me opozitën laburiste për të arritur një konsensus për miratimin e marrëveshjes Brexit, e arritur me Brukselin në fund të nëntorit, por e hedhur poshtë tri herë nga parlamenti britanik.

Marketing