Britania shton Sinovac, Sinopharm dhe Covaxin në listën e vaksinave të miratuara

Britania e Madhe do të shtojë Sinovac dhe Sinopharm të Kinës dhe Covaxin e Indisë në listën e miratuar në luftën kundër kornavirusit.

Marketing

“Nga ora 04:00 e mëngjesit e së hënës, 22 nëntor, vaksinat kundër COVID-19 në OBSH EUL do të njihen dhe të gjithë personat nën 18-vjeç që vijnë në Angli do të trajtohen si plotësisht të vaksinuar në kufi”, thuhet në deklaratë.

Britania e Madhe, pasagjerëve që janë vaksinuar plotësisht dhe kanë marrë certifikatën e tyre të vaksinës nga një prej mbi 135 vendeve dhe territoreve të miratuara nuk u kërkohet të bëjnë test para nisjes apo të izolohen pas mbërritjes.

Në vend të kësaj, pasagjerët do të duhet vetëm të paguajnë për një test të shpejtë që duhet kryer përpara fundit të ditës së tyre të dytë, pas mbërritjes.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se njoftimi i ri është një hap përpara për industrinë e udhëtimeve, bizneset dhe për familjet dhe miqtë që kërkojnë të ribashkohen ose të shkojnë jashtë vendit.

“Lista e kuqe dhe sistemi i karantinës mbeten jetike në mbrojtjen e kufijve tanë dhe siç kemi thënë, ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime duke shtuar vendet në listën e kuqe nëse është e nevojshme”, shtoi ai.