Britania s’pranon t’i kthejë fëmijët e luftëtarëve britanikë të ISIS

Qeveria e Britanisë së Madhe raportohet se ka marrë vendim që të mos i lejojë që kthehen nga Siria fëmijët e luftëtarëve të ISIS që janë prej këtij vendi.

Marketing

Së paku 30 fëmijë britanikë janë aktualisht duke u mbajtur nga të ëmat e tyre nëpër kampe në Sirinë veriore ku janë të ndalura, pasi kanë shpëtuar me shkatërrimin e ISIS.
Qeveria britanike ka qenë në presion për t’i kthyer ata nga zonat e rrezikshme dhe të mbipopulluara.