Britanikja që kishte ikur në Siri e heq mbulesën, i kthehet pamjes perëndimore

Me syze dielli e rroba të zakonshme për stilin e veshjes në Perëndim, britanikja Shamima Begum duket si person tjetër.

Marketing

Megjithatë, ajo është nusja 21-vjeçare xhihadiste, e cila është fotografuar e veshur në stilin perëndimor. Kohëve të fundit, ajo po përpiqet që të kthehet në Britani, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Ajo u pajtua që të fotografohej gjatë fundjavës, përderisa po ecte në kampin “Roj”, ku janë duke u mbajtur përkrahësit e ISIS-it në pjesën verilindore të Sirisë.

Ndonëse pranoi të fotografohej, ajo nuk pranoi të jepte ndonjë koment përderisa avokatët e saj po mundohen ta sfidojnë vendimin për heqjen e shtetësisë britanike.

Marketing